Nick Cave & The Bad Seeds do të performojnë në festivalin Exit i cili do të mbahet më 14 Korrik

Mbreti i padiskutueshëm i rokut alternativ, Nick Cave, shfaqet përsëri në Festivalin EXIT i cili do të mbahet në Serbi për të gjith adhuruesit e muzikës.
Ai dëshmoi kthimin e lavdishëm të “The Bad Seeds” me albumin e tyre "Push The Sky Away "!
Nick Cave dhe The Bad Seeds janë një nga shtyllat më të rëndësishme të skenës rok në 30 vitet e fundit.
Performanca e Nick me Grinderman (Cave, Casey, Ellis & Sclavunos) në EXIT 2011 mbetet legjendare si një prej shfaqjeve më shpërthyese të të gjitha kohërave.
Në EXIT 2013, ata do të interpretojë këngë nga repertoari i tyre mjaft i pasur, duke përfshirë edhe albumin e ri, i cili tashmë është cilësuar nga kritikët si një nga më të mirët e këtij viti! /Indeksonline/