Nicole Kidman përplaset nga paparaci

Nicole Kidman e ka gjetur veten në tokë pasi është përplasur nga një paparac me biçikletë, pas daljes nga sfilata në New York Fashion Show.
Paparaci i njohur me emrin Carl Wu po përpiqej të shkrepte një fotografi të aktores teksa po dilte nga ndërtesa dhe aksidentalisht është përplasur me të.
Thuhet se aktorja është mjaftë e zemëruar me këtë incident dhe se planifikon të ngre padi ndaj paparacit./Indeksonline/