E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeri perleshje nderfetare mbi 20 viktima


Rindizen konfliktet ndërfetare në Nigeri. Të paktën 22 të persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e përleshjeve mes të rinjve muslimanë dhe të krishterë.

Përleshjet u regjistruan në qytetin e Josit në Nigerinë qendrore. Një zëdhënës i autoriteteve të sigurisë tha se nga përleshjet një polic ka mbetur i plagosur.

Të hënën, në të njëjtin qytet mbi 13 persona u vranë si pasojë e përleshjeve po me të njëjtin karakter, atë ndërfetar.

Përleshjet ndërfetare janë rigjallëruar në Nigeri, sidomos pas rizgjedhjes së presidentit Goodluck Jonathan, pak muaj më parë. Zgjedhjet u kontestuan nga rivali i tij që kishte mbështetjen e veriut të vendit me shumicë muslimane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›