E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nike-Armstrong fund edhe per Livestrong

“Nike” largohet përfundimisht nga Lance Armstrong.

Kompania amerikane ka vendosur të ndërpresë pas 9 vitesh bashkëpunimin me “Livestrong”, fondacionin jo fitimprurës kundër kancerit të ish-çiklistit. “Nike”, që ka dërguar pothuajse 100 milionë euro fonde për “Livestrong”, tetorin e kaluar kishte anuluar sponsorizimin personal ndaj Armstrong, pas pranimit publikisht të tij se kishte përdorur substanca dopuese. Një zëdhënës i fondacionit, nga i cili Armstrong kishte dhënë dorëheqjen si president, pas çështjes së dopingut, ka falënderuar gjithsesi kompaninë amerikane për ndihmën e dhënë gjatë 9 viteve, si dhe ka siguruar se fondacioni i bamirësisë mbetet në kushte të mira financiare dhe do të vazhdojë impenjimin e tij në luftën kundër kancerit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›