E Diel, 1 Nëntor 2026

Niko Gjyzari Pas vdekjes se Enverit Byroja Politike deshi te arrestonte Ramiz Aline

Ish-zyrtari i larte i shtetit komunist per here te pare ben publike ngjarjen e pabesueshme te ndodhur ne vitin 88 ne sallen e mbledhjeve te ekipit me te larte politik te shtetit. Nderhyrjet alarmante te Simon Stefanit dhe Prokop Murres per shkeljen e vijes se udheheqesit te vdekur. Situata qe Ramizin e shpetoi nga prangat e byroisteve te tmerruar

Hyrje

Ne vitet pas vdekjes se Enver Hoxhes ekonomia e shtetit komunist filloi rrenimin gradual deri ne situata alarmante. Kjo gje sillte gjithnje e me shume sistemin e ri shoqeror atij ku sundon prona private mbi mjetet e prodhimit. Por derisa erdhi ne ate dite u kalua nje kohe e gjate ku sic behet e ditur derisa u degradua perfundimisht ekonomia e shtetit. Pikerisht per ato momente flet nje nga ish kuadrot kryesore te asaj periudhe Niko Gjyzari. Sot gazeta standard boton pikerisht intervisten e tij.

Ne kete interviste te zotit Gjyzari lexuesi i standard meson se cfare kishte ndodhur ne sektorin e naftes dhe ne shume sektor te tjere te cilat dikur kishin qene eksportuese te lendeve te tyre ndersa per periudhen e pasviteve 1985 u kthyen ne importues duke e shkaterruar perfundimisht buxhetin e shtetit. Kerkesa e Niko Gjyzarit qe i beri Ramiz Alise per te shkelur qofte dhe kushtetuten por qe te shpetonte naften nga katastrofa e zhdukjes se saje. Besimi i Ramizit per te operuar me firma te huaja dhe grupi i punes qe u ngrit per studimin e ardhjes me koncesion te shoqerive te huaja... Si reagoi Byroja Politike pas paraqitjes se materialit te pergatitur per te futur shoqerine e njohur gjermano-perendimore. Dyshimi i tyre per ate material dhe situata qe u krijua jo vetem per Farudin Hoxhen dhe Niko Gjyzarin si autore te tij por edhe per vete Ramiz Aline qe rrezikonte jo vetem shkarkimin por pse jo edhe arrestimin. Keto dhe te tjera sic u shprehem me larte lexuesi i standard do ti lexoje pikerisht ne intervisten e meposhtme te vete protagonistit kryesor dhe nderkohe te rrezikuarit per arrestim te asaj ngjarjeje Niko Gjyzarit i cili ne ato vite ka pasur detyra te tilla si Minister i Financave apo kryetar i Komisionit te Planit te Shtetit kandidat i Byrose Politike etj.

Zoti Gjyzari mesuam se dikur jeni ndodhur ne situate te veshtire madje keni rrezikuar shume. Por cudia me e madhe eshte se qenka ndodhur edhe Ramiz Alia ne te njejtin pozicion sa qe nga casti ne cast po etiketohej si Heretik dhe tradhtar i rruges se Enver Hoxhes qe sillte pasoja tragjike per te. Si eshte e verteta e situatave te naftes qe kalonte vendi yne ne ate periudhe deri sa problemi shkoi deri ne Byrone Politike

Nje nga problemet me te medha qe u ndeshem pas viteve 1985 ishte se ne Shqiperi patem nje renie te theksuar te prodhimit te naftes. Ne kishim pasur burime te shumta nafte dhe ishim njohur ne shkalle Evrope per menyren dhe efikasitetin e shfrytezimit te saje. Kishim qene nje nga vendet e pakta te Evropes qe te gjitha nevojat tona i plotesonim me prodhimin vendas. Jo vetem kaq por por prodhimi i naftes i sillte dhe te ardhura kolosale shtetit per faktin se nje sasi te madhe te saje e eksportonim. Keshtu qe gjate eksportit rregullonim ne menyre te kenaqshme raportin e ballancit eksport-importit i cili ishte i sanksionuar me ligj. Kjo ka shpjegimin e thjeshte se duke siguruar te ardhura te medha nga eksportimi i naftes ne kishim mundesi te rrisnim ne nje vlere te madhe dhe mundesine e importit duke zbatuar keshtu ligjet kushtetuese korrektesisht. Mirepo pas vitit 1985 qe po te tregoj rendimenti i prodhimit te te gjithe sektoreve te naftes kaloi ne shifra teper shqetesues.

Mos ndodhte qe dikur plotesonim nevojat per nafte se ato mund ti kishim me te vogla

Jo jo. Nevojat atehere nuk ishin te vogla por ishin madje shume te medha. Me nafte punonin te gjitha makinat e renda qe ne i kishim me shumice punonin ndermarrjet dhe fabrikat e shumta por fjala ishte se ra niveli i prodhimit per cdo vit pra ra sasia e prodhimit.

Sa ishte kjo renie ne periudhen qe ju shkuat ne krye te Komisionit te Planit te Shtetit

Une mesova se ne vitin 1974 prodhimi i naftes ne vend kishte arritur shifra rekord. Konkretisht ishte arritur sasia e mbi 2 200 000 toneve. Mirepo ky rendiment kishte ardhur cdo vit ne renie. Gjithsesi deri ne vitin 1985 ishte ruajtur pak a shume raporti plan-prodhim. Pas atij viti ne arrinim te merrnim jo me shume se 300 tone ne vit. Pas kesaj ne e ndiem rende ate deficit. Pas vitit 1985 u krijuan dhe shume deficite te tjere ne shume sektor nevralgjike te ekonomise por kryesisht nafta na vuri perballe faktesh te paperballueshme.

Fjala eshte gjithmone pas vdekjes se Enverit

Po por kjo nuk ka te beje thjesht me vdekjen e Enverit se sa me shume faktore te tjere qe dikur kishin qene anesor por qe ne keto vite qe flasim kishin nje ndikim te madh ne gjithe ate deficit qe po na krijonin.

Kush ishin

Ishin shfrytezuar me nje sistem efikas te gjitha burimet per nje periudhe jo me pak se 30 vjet. Mire po nje burim apo pus nuk e ka me ate rendiment qe mund ta kete kur eshte ne fillimet e shfrytezimit te tij pra kemi renie sepse ne punonim vetem me burimet e hershem. Ana tjeter negative ishte se e gjithe teknologjia e naftes ishte e demtuar dhe e amortizuar jashte mase dhe duhej qe me patjeter te freskohej apo te riparohej ashtu sic kerkohej akoma qe te beheshin zbulime ne vendburime te reja. Pra kishte nje renie te dukshme te teknologjise se nxjerrjes. Problem tjeter ishte se nuk kishim zbuluar me burime te tjera per te mbajtur ritmin e prodhimit. Pra po ti radhis behen nje sere faktoresh qe ndikonin rendshem ne uljen e prodhimit. Te gjitha keto per ti eliminuar kerkonin investim te madh.

A u ngriten nga e para ne kohen qe drejtonte Enver Hoxha

Eumlshte e vertete. Enveri ne radhe te pare drejtoi me dore te hekurt. Ne radhe te dyte kishte mobilizim te madh dhe jo demoralizim. Ai kishte krijuar Mit ndersa me e vecanta eshte se ne periudhen qe drejtonte Enver Hoxha keto ivestime u bene me plane te percaktuara qe nga dy-vjecar deri ne plane pesevjecar. Pra ishte nje investim qe u desh te behej gjate gjithe periudhes se drejtimit te tij ne raporte ajo edhe me sektore te tjere te ekonomise. Avantazhi me i madh do te thosha une pervec atyre qe folem ka qene se ne ate kohe kishte dhe nje aleance te mire dhe marredhenie ekonomike me efikasitet me shtete te fuqishem. Keshtu marredheniet ekonomike qe patem ne fillim me jugosllavet por kryesisht me Bashkimin Sovjetik dhe me mbrapa me Kinen ndikuan ne nje levizje te gjithanshme te ekonomise sone. Ndersa ne periudhen e pas vitit 1985 te gjithe ata faktore qe treguam me larte i kishim ne te kundert. Mobilizimi dhe entuziazmi i njerezve kishte rene liberalizimi po ndihej ndjeshem por me e keqja ishte se ishim perballe bllokadash dhe embargosh qe po na linin ne udhekryq. Keshtu qe te investoje ne nafte ishte e pamundur sepse kishe te gjithe sektoret qe kerkonin nderhyrje te fuqishme financiare. Pas gjithe ketyre shteti sic te tregova po kalonte nje nga situatat me te renda aq sa filloi te perdorte rezervat e luftes dhe akoma me shume kur pasi mbaroi dhe ato rezerva arriti te perdorte edhe thesarin i cili deri ne ato momente ishte konsideruar I Shenjte. Besoj se per kaq sa po te them jeni i qarte per situatat qe po kalonim. Keshtu qe te nafta te cilen e kishim aleat ne pasurimin e buxhetit te shtetit erdhi momenti qe ajo po e derrmonte po vete ate buxhet duke i harxhuar fonde kolosale per tu marre nga importi. Ajo duhej ne menyre te padiskutueshme per nevojat emergjente qe kishin shume sektor te ekonomise. Mirepo kjo jo vetem solli renie te fondeve buxhetore por solli edhe prishjen e ballancit eksport-import. Se ishte kushtetuese qe ai ballanc duhej te ishte ne raport te drejte.

Nuk menduat per nje zgjidhje

Kete e kishim parasysh qe ne fillim per vete faktin se nga nafta po goditej shume ekonomia jone. Mendova qe ta diskutoja me Ramiz Aline kete problem per te bere dicka. Shkova ne zyre dhe i them Shoku Ramiz keshtu si po ecim po arrijme perpara nje situate qe do te na coje detyrimisht ne nje pike teper kritike. Duhet te mendojme per naften qe te arrijme ate qe i nevojitet popullit. E vetmja menyre eshte qe te fusim me koncesion ndonje firme te huaj. Po nuk erdhi nje e tille ne kemi marre fund. Nuk e lejon Kushtetuta nje dicka te tille por ne kete rast - i thashe - duhet bere nje perjashtim se Kushtetuta eshte bere per interesa te popullit dhe ketu ne flasim po per interesa te popullit. Nuk mund te ecet ne nafte po nuk e dhame me koncesion ne firmat e njohura te botes me eksperience ne nxjerrjen e naftes.

Po koncesionet a nuk ishin elemente te kapitalizmit te cilat i denonte me force shteti komunist

Une ne ate kohe kisha shkuar me nje delegacion ekonomik ne Rumani Bullgari dhe Hungari. Ne te tri keto vende kishin filluar te fusnin ca gjera te elementeve te ekonomise se tregut. Une kisha pare ne Sofje se si ju jepnin toke ne periferi te Sofjes edhe pensionisteve edhe bujqve edhe te tjereve qe shfaqnin kerkese per te bere investim. Pra keta nuk kishin sjelle regres por kishin ndihmuar tregun vendas ashtu sic kishin mundesuar edhe veten e tyre me nje veprimtari prodhuese. Kjo nuk ishte cenim i parimeve sociale qe mbeshtetej politika e kohes.

Cfare ju tha Ramizi pas konsultes qe bete me te per koncesionet e naftes

Te them te drejten u kenaq qe po gjendej nje mundesi per te dale nga ai kauz. Dakord jam - tha - beni nje studim te detajuar me te gjitha elementet dhe ta paraqesim per shqyrtim ne udheheqjen politike. Keshtu bera. Krijuam nje grup me Farudin Hoxhen dhe beme nje studim teper te hollesishem. Per te futur me koncesion menduam per nje firme gjermane e cila kishe shfaqur interes. Ishte pikerisht shoqeria gjermano-perendimore Denineks e cila ishte teper e njohur per eksperiencen e saj ne nafte.

Konkretisht per cfare vitesh flitet kur ju bete kete studim

Ishin vitet 1988-1989. Si menduam firmen dhe pame kushtet dhe leverdine tone e konsultuam serish me Ramizin. Ai u pergjigj se ishte dakord qe per te te perpilohej studimi i kushteve favoreve dhe disfavoreve si dhe per te ardhurat qe mund te krijoheshin etj. etj. qe duhej te kiheshin parasysh gjate perpilimit te materialit studimor.

Konkretisht cfare kerkonte dhe cfare afronte shoqeria gjermane

Shoqeria gjermano-perendimore Denineks e cila ishte ne studimin tone te Farudin Hoxhes dhe timin kerkonte ti vihej ligjerisht ne dispozicion e drejta per te bere investim ne zonen e percaktuar si naftembajtese. Ai pas kesaj bente te gjitha investimet me teknologji moderne dhe fillonte menjehere kerkimin dhe nxjerrjen e naftes. Nga ky rendiment shteti yne merrte 50 te fitimit. Nderkohe ata premtonin te merrnin ne pune dhe nje numer te konsiderueshem fuqi punetore shqiptare. Keto ishin pak a shume ato me pikantet e pergatitjes se marreveshjes.

Keto kushte ishin me interes per palen tone

Shume. Ishin te vetmet mundesi qe kishim per te ringritur teknologjine e amortizuar dhe per te ringjallur industrine e naftes ne vendin tone. Ne nuk benim as nje shpenzim vecse fitonim 50 te asaj qe do te nxirrej keshtu qe ishim me te fituar nga sa vepronim ku harxhonim dollaret e buxhetit per te blere nafte nga jashte. Fakt eshte se pas kesaj rrugezgjidhjeje ne ishim teper optimiste.

Cfare bete me materialin

E cuam serish te Ramiz Alia. Ai ishte shume dakord dhe iu duk nje zgjidhje efikase per te dale te pakten nga nje situate e rende ne ate fushe. Mirepo Ramizi kishte te bente me njerez qe ishin dogmatike te shablloneve te te menduarit dhe te vepruarit ne cdo periudhe me te njejtin koncept ekonomik. Te kunderten e quanin shkelje te asaj qe ata e konsideronin Vije pavaresisht se veprimet e tyre ishin me kosto te madhe per popullin. Keshtu na ndodhi mua dhe Farudinit.

Pse cfare ndodhi

Si e pa Ramizi materialin studimor na lejoi qe te ndiqej rruga per tu miratuar nga te gjitha organet e larta te shtetit. Ne do ta paraqisnim ne Byrone Politike pasi ta kalonim ne Kryesine e Keshillit te Ministrave. Ne qeveri nuk e kaluam fare se u konsultuam direkt me Adil Carcanin i cili si mesoi se kishte qene dakord dhe Ramiz Alia nuk na nxori as nje pengese por e cikloi menjehere duke i dhene lejen e qeverise. Edhe ai e vleresoi kete nxitje dhe e pa me sy optimiste. Mirepo gjithe problemi na doli pas paraqitjes ne Byrone Politike.

E paraqitet ne Byro

Aty eshte fjala. Materiali qe ne paraqitem ishte vene ne piken e fundit te rendit te mbledhjes se Byrose Politike. Aty ishim edhe une me Farudinin. Ishte e cuditshme se ata nuk donin tia dinin se cfare behej me ekonomine dhe cfare situata na ishin paraqitur te cilat na detyronin te benim edhe nderhyrje te cilat per momentin ishin disi ne kontradikte me Kushtetuten por qe gjithsesi veprimi i sherbente katerciperisht popullit. Kush e ka futur ne rendin e dites kete material - ishte pyetja e pare qe na u drejtua menjehere sa u hap ceshtja. Pas kesaj vijuan shume te tjera si Si u guxua te behej nje veprim antikushtetues Kush e ka pergatitur Sa spiune gjermane te maskuar si specialiste eshte parashikuar te vijne ne vendin tone me kete rasthellip etj. etj. qe na tronditen fare dhe nuk dinim se cfare te thoshim.

Pse nuk dinit se cfare te thoshit

Nuk dinim per faktin se nga pyetjet qe ata bene krijuan nje situate politike te dyshimte. Ne po kuptonim se ata i hyne punes qe te kerkonin se dicka e qellimshme ishte bere dhe kerkohej vistua e Byrose per te vepruar. Me nje fjale u vu ne dyshim materiali studimor qe kishin para. Ne kete situate une me Farudinin si autore te tij mund te konsideroheshim kur te duash si Heretik.

Konkretisht si u pergjigjet

Pyetjes se pare se kush e kishte futur ne rendin e dites u pergjigj Ramiz Alia i cili tha se e kishte futur vete. Por ai nuk beri ze me tej. Ndersa neve rrinim duke pare njeri tjetrin. Une shikoja nga Farudini dhe ai nga une. Farudini u tha se e kishte parashikuar dhe studiuar ai materialin. Pas kesaj thame qe nuk jemi pergatitur te pergjigjemi te gjithe ketyre pyetjeve.

Po Ramizi nuk nderhyri fare

Pastaj nderhyri Ramiz Alia i cili tha Meqenese ka shume diskutime ta leme per nje kohe tjeter.

Pas kesaj kthese qe i dha Ramizi u ndiet te lehtesuar se mund ti kishit shpetuar ndonje situate kritike

Patjeter qe u lehtesuam se ne drejtimin qe i dhane ata diskutimit ste ngelej tjeter vec te prisje prangat. Ne keto caste mbaj mend qe nderhyra une dhe thashe qe nuk kemi ditur ta shpjegojme mire materialin.

Nuk u la hapesire per diskutim te mevonshem

Cfare thua ore Dhe ajo tentative ishte guxim i madh pasi ishte rrezik jo vetem per ne si autore te materialit dhe ideatore te asaj nderhyrjeje por edhe per vete Ramiz Aline i cili guxoi dhe na dha mundesine te benim studimin dhe ta shtronim per miratim.

Keshtu u mbyll duke mos u pranuar fare si material

Pra qe ta kuptosh me qarte ishte e rrezikshme se flitej per nderhyrje ne Kushtetute qe sipas tyre do te thoshte se po fillonim tradhtine e madhe ndaj rruges dhe orientimeve te Enver Hoxhes.

Ju doni te thoni se ne rast se perfundonin ne nje konkluzion te tille rrezikohej edhe Ramiz Alia njelloj si ju Pra si tradhtar i Enverit

Patjeter qe rrezikohej. Me ata nuk flitej ore. Nuk mund ta kuptosh se cfare situatash te krijoheshin atehere kur sta merrte mendja. Per shembull cfare ishte pyetja se kush e ka vene ne rendin e dites Kjo do te thoshte se ai qe e ka vene ne rend te dites nje material te tille ka bere herezine me te madhe ndaj mesimeve dhe detyrave te shokut Enver. Te te pyes une ty se cfare ndodhte pas kesaj E kupton vete. Te priste jo vetem shkarkimi por edhe burgu.

Me te vertete mund te mendohet se ata mund te guxonin te akuzonin Ramiz Aline deri ne ate pike sa ti thoshin Armik

Une po te pergjigjem serish me pyetje. A e bene ata pyetjen se kush e kishte futur ne rendin e dites A hodhen dyshime per materialin A bene pyetje se kush kishte guxuar te dilte kunder Enver Hoxhes Po pra te gjitha pyetjet sipas tyre te conin te tradhtia.

Pas kesaj ngelej vetem nje veprim. Nje propozim per shkarkim dhe arrestim dhe nje ngritje dore dhe... kaq ishte cdo gje. Skishte ndonje filozofi te madhe. Te ngrinte doren Byroja Politike do te thoshte miratim dhe urdher i organit me suprem te shtetit qe nuk diskutohej fare moszbatimi.

Megjithate e kaloi paq

Aftesia e Ramizit ishte qe e terhoqi menjehere dhe nuk u la mundesi per ta diskutuar fare materialin. Pasi ai e pa se ku po shkonin me arsyetimet e tyre.

Pra ai duke qene i afte ti driblonte u tha qe do te diskutohej nje here tjeter qe do te thoshte se nuk i lejonte te merreshin fare me kete ceshtje pasi ky material terhiqej dhe nuk ishte me pjese e kesaj mbledhjeje.

E moren vesh qe e kishte futur Ramiz Alia ne rend te dites dhe nuk e pranuan

Ashtu eshte. Ramizi e kishte shume keq me ta. Nje pjese ishin shume konservatore.

Kush ishte me i ashper

E cfare te them Ishte Rita Marko Simon Stefani Lenka Cuko etj.

Ramizi nuk bente ze fare

Hic o hic. Nuk fliste fare por i linte te flisnin cfare te donin dhe nuk ndikonte fare.

Nuk behej as nje hap me ta. Ramizi e kishte shume keq.

E cfare mendime keni per Ramiz Aline

Cfare te kem Ramizi nga natyra ishte njeri shume i mire. Situatat i rane mbi supe shume te veshtira dhe me nje Byro te tille teper konservatore qe nuk te linin te hidhje as nje hap ai e kishte shume veshtire.

Por a duhej te drejtonte edhe me dore te hekurt ne keto raste

E kete nuk e bente. Shume prej atyre qe nuk po kuptonin se cfare behej duhej ti kishte hequr shpejt.

Gjithe Byroja aq mediokre ishte

Jo nuk ishte aq. Kishte edhe shume shoke qe kishin vizion per progresin dhe i kuptonin situatat mirepo ishin te terhequr se mund tu hidheshin shume akuza kur te doje dhe ku te doje. Ja ne e pame ne rastin tone ne ate material qe cuam ne Byro. Aty shume prej anetareve te saj nuk folen fare por qe gjithsesi Ramizit iu kundervune te gjithe dhe nuk jia miratuan nje okazion qe do te ndihmonte ekonomine.

Po me mbrapa Ramizi eshte akuzuar nga shume prej ish-anetareve te asaj Byroje se ai ka tradhtuar Enverin dhe te gjithe ata

E cfare ka tradhtuar Cdo te bente Ramizi ne ato situata Ai nuk kishte rruge per te ecur ndersa ata donin te mbanin privilegjet duke folur vetem per parime pa pasur problem se ku shkonte varferia ne popull. Kete Ramizi nuk mund ta pranonte dot.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›