E Martë, 3 Nëntor 2026

Niko Peleshi dëshmon në SPAK, pyetet për tenderin kur drejtonte bashkinë e Korçës, u fitua nga Klodian Zoto

Për 2 orë e 30 minuta, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u pyet sot nga Prokuroria e Posaçme.  Pasi la dyert e Prokurorisë së Posaçme ai refuzoi të japë detaje për arsyet e marrjes në pyetje.

“S’kam asgjë për të thënë”, tha Peleshi.

Peleshi mësohet se i dha shpjegimet e tij për prokuroren e posaçme, Enkeleda Millonai, në lidhje me hetimin për ish- zv kryeministrin, Arben Ahmetaj.

Vizion Plus mëson përmes burimeve se deklarimet ministri i ka bërë për periudhën që ka drejtuar Bashkinë e Korçës. Gjatë kohës që Peleshi ka shërbyer si kryebashkiak i këtij qyteti, në vitet 2007- 2012 është bërë nje tender për matësat e ujit.

Tenderi është fituar nga kompania e Klodian Zotos e Mirel Mërtirit, pronarët e inceneratorëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për këtë dosje.

Burimet thonë se Peleshi u thirr nga organi i posaçëm i akuzës për të dhënë shpjegime sa i taken mënyrës si u bë ky tender dhe sesi u përzgjodh kompania fituese./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›