Nikoliç: S`mund të flasim për Kosovën si shtet

Presidenti i Serbisë, Timosllav Nikoliç ka deklaruar se nuk do të ketë bisedimet me Prishtinës dhe Beogradit për marrëdhënie të mira fqinjësore.
Në një takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, Nikoliç se në bisedime nuk mund të flitet për Kosovën si shtet.
Sipas tij mund të ketë bisedime për një jetë më të mirë në në Kosovë, për paqe dhe siguri, për investime por jo për fqinjësi të mirë.
Ndërkohë ditë më parë, përfaqësuesja e BE-së është takuar në Nju Jork edhe me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi ku ka deklaruar se Prishtinën dhe Beogradin i presin vendime të vështira.
Ndërsa, kryeministri Thaçi, ka kërkuar veprime konkrete nga BE-ja. “Kosova ka përmbyllur një etapë të rëndësishme, atë të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, por ky proces merr kuptim vetëm me hapjen e kapitullit të ri, atij të integrimit evropian. Marrëdhënia mes Kosovës dhe BE-së duhet të kalojë përtej fjalëve të mira, në një marrëdhënie konkrete, përmes procesit të Stabilizim asocimit”, ka thënë Thaçi në takim.