E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolla Kuvendi te diskutoje ceshtjen e minatoreve


Konfederata e Sindikatave u bën apel deputetëve të diskutojnë çështjen e minatorëve në seancën e sotme plenare.

Kreu i Konfederatës, Kolë Nikolla theksoi se greva e minatorëve të Bulqizës ka ardhur si pasojë e neglizhencës së firmës ACR.

"Deputetët t'u japin përgjigje publike minatorëve për atë që ndodh në Bulqizë", tha Nikolla.

Minatorët nuk janë tërhequr nga protesta e tyre duke kërkuar përmbushjen e kërkesave të tyre nga kompania e kromit, si në rritjen e pagës ashtu edhe në përmirësimin e kushteve të punës.

Kompania koncensionare ACR ftoi disa ditë më parë sërish minatorët që të kthehen në galeri dhe të firmosin kontratat individuale, ku përfshihet rritja e pagës 20 përqind dhe përmirësimi i kushteve të punës.

Kompania përmes një letre MinatorëtMinatoret refuzojne ACR-në ACR: Minatorët të firmosin kontratat individuale Minatorët rinisin protestën premtoi informim të vazhdueshëm për planin e investimeve."Minatorët janë në vështirësi nga njerëz të papërgjegjshëm", thonë përfaqësues të kompanisë.

Prej një muaji i gjithë qyteti i Bulqizës është përfshirë nga greva e urisë dhe protestat të cilat herë pas here kanë qenë edhe të dhunshme.

Minatorët, por edhe familjaret e tyre, kërkojnë paga më të larta, por edhe investime nga kompania ACR në mënyrë që të jenë më të sigurt dhe të kenë më shumë kushte teknike.

Në territorin e ACR, në nivelet e shfrytëzuara më parë prej saj, janë vendosur dhjetra kompani private, minatorët e të cilëve punojnë pa asnjë plan dhe kusht sigurie. Vite më parë në këto nivele ka patur edhe aksidente me humbje jete dhe asyeja është sipas specialistëve se ata punojnë në mënyrë të mbivendosur dhe në territore të vështira.

Bulqiza përngjan me ato qytezat e fshehura dhe të humbura, që është në funksion të minierës së begatë të kromit. Një minierë që mban gjallë frymën e mijëra minatorëve dhe nga ana tjetër pasuron frikshëm disa të tjerë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1)); Më shumë nga socialja Serbia: Të shtyhet regjistrimi
Serbia mbështet shtyrjen e regjistrimit në Shqipëri për shkak të komunitetit serb që konsiderohet se jeton në shtetin shqiptar. Dalipi: Ndal shkarkimeve në bashki
Kryetari i grupit të këshilltarëve socialistë në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi, në një deklaratë për median, ka kërkuar me shqetësim ndaljen e të gjitha veprimeve të paligjshme që po ndërmerren në Bashkinë e Tiranës për pushimin nga puna të dhjetra punonjësve të specializuar në fushat e tyre. Shembet pallati katër katësh
Një pallat katër katësh, i ndërtuar gjatë këtyre muajve të fushatës, në zonën e Kombinatit, nga pronarët e tokës, sot i është nënshtruar fadromave të policisë bashkiake. Uji, 3 mijë lidhje të paligjshme
Lidhjet e paligjshme dhe thatësira e këtyre muajve ka bërë që disa zona të Tiranës të kenë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Vetëm në Sauk, Sanatorium dhe Qytet Studenti numërohen rreth 3 mijë lidhje që sjellin kufizime të ujit të pijshëm në Tiranë. Plagët e pashëruara të shëndetësisë
Xhovani Shyti - Mungesa e reformave e ka përshkallëzuar gjendjen e rënduar të sistemit shëndetësor. Të katandisur madje, akoma më keq se në kohët e shkuara. Plagët e qena prezente, edhe kur në krye të MSH nuk ishte Petrit Vasili, vazhdojnë të jenë të qenësishme, ndonëse në prag të bërjes ministër ai u zotua t’i shërojë nëpërmjet ndërmarrjes së reformave të thella.

Lajmet kryesore

Kuvendi, nis sot sesioni i ri
Pritet miratimi i kalendarit 3-javor
Marrëveshjet, Tahiri: Bëmë veprimet e duhura
Topi: Fund krizës politike
Libi, dështojnë bisedimet mes palëve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›