E Martë, 3 Nëntor 2026

Nikolla takon ambasadorin King-Smith: Mbretëria e Bashkuar mbështetje për Shqipërinë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith.

Nikolla i shprehu ambasadorit King-Smith mirënjohjen për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Shqipërinë, për nxitjen e zhvillimit, rritjen e mirëqenies, konsolidimin e institucioneve dhe vlerave demokratike, qeverisjen demokratike, llogaridhënëse e gjithëpërfshirëse dhe nxitjen e dialogut mes aktorëve politkë, shoqërisë civile dhe qytetarëve etj.

Nw takimit u diskutua mbi ecurinë e programeve të bashkëpunimit mes Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, Fondacionit Ëestminster për Demokraci dhe Kuvendit të Shqipërisë për modernizimin, transparencën dhe efektivitetin e veprimtarisë legjislative, monitorimin e legjislacionit pas miratimit të ligjeve, ndërtimin e Qendrës për dialog, filtrimin antikorrupsion të legjislacionit etj.

Kreu i Kuvendit dhe ambasadori King-Smith diskutuan gjithashtu mbi kontributin e Kuvendit për avancimin e reformave, me fokus të veçantë reformën zgjedhore dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›