Nikolliç ripërsërit: Nuk kishte genocid në Srebrenicë

Presidenti i ri serb Tomisllav Nikolliç ka ripërsëritur se vrasja e 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë nga forcat serbe të Bosnjes në Srebrenicë në vitin 1995 nuk ishte genocid.
Nikolliç është cituar të premten të ketë thënë se “bashkatdhetarët e mi kryen një krim të tmerrshëm dhe unë kurrë nuk do ta justifikojë këtë."
Por, ai e mbështeti qëndrimin e parlamentit serb, i cili largoi fjalën “genocid” nga deklarata për Srebrenicën e vitit 2010.
Nikolliç një deklaratë ku mohonte genocidin në Srebrenicë e ka bërë me ta marrë postin e presidentit, duke nxitur reagime të ashpra ndërkombëtare.
Masakra e Srebrenicës është përcaktuar si genocid nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.