E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nimic do vizitoje Shkupin e Athinen

Ndermjetesuesi i Kombeve te Bashkuara, i ngarkuar per zgjidhjen e problemit te emrit mes Maqedonise dhe Greqise, tha se do te vizitoje Athinen dhe Shkupin, gjate muajit te ardhshem per te zgjidhur kete çeshtje. “Qendrimet jane forcuar, por ato mund te ndryshojne dhe mund te gjendet nje pike e perbashket theksoi Metju Nimic.
“Besoj se ka zgjidhje te denja te cilat i permbushin kerkesat e te dy paleve”, tha ai ne nje konference per shtyp ne Gjeneve. Çeshtja e pagjizgjidhur per emrin e Maqedonise, ka bllokuar anetaresimin e Maqedonise ne NATO dhe do te mund te jete pengese per anetaresimin e saj ne Bashkimin Evropian. Nimic pritet te vizitoje Shkupin me 6 dhe 7 korrik, ndersa ne Athine do te qendroje nga 7 deri me 9 korrik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›