E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis Akademia Rajonale e Lidershipit për Gratë në bashkëpunim me BE-në

TIRANË, 23 prill /ATSH/ Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Denada Seferi, së bashku me ekipin e barazisë gjinore, zhvilloi një takim me përfaqësues të Institutit Evropian për Barazi Gjinore (EIGE), DG ENEST të Komisionit Evropian dhe Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Gjatë takimit u diskutua mbi avancimin e barazisë gjinore në kuadër të procesit të integrimit evropian, zbatimin e legjislacionit të ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave, përfshirë dhunën digjitale, si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përdorimin e të dhënave gjinore për politika të bazuara në prova.

Gjatë takimit palët rikonfirmuan angazhimin për kthimin e kuadrit ligjor dhe politik në rezultate konkrete dhe të qëndrueshme për gratë dhe vajzat në Shqipëri.

Ndërkohë, në Tiranë u zhvillua edhe dita e parë e Akademisë Rajonale të Lidershipit për Gratë Lidere në Ballkanin Perëndimor, e cila bashkon 30 pjesëmarrëse nga rajoni. Akademia synon forcimin e kapaciteteve drejtuese dhe avancimin e barazisë gjinore përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave.

Diskutimet e ditës së parë u fokusuan në rëndësinë e barazisë gjinore, pabarazitë strukturore dhe parimin “Askush të mos lihet pas”.

Akademia vijon me sesione mbi lidershipin në perspektivë gjinore dhe kalimin nga ndërgjegjësimi në veprim, në kuadër të programit të BE-së “EU4GE”, të financuar nga Komisioni Evropian dhe i zbatuar nga UNDP Montenegro dhe UN Women Europe and Central Asia.

1 nga 2

e.xh/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›