Nis Kolonia Ndërkombëtare kushtuar piktorit Vangjush Mio

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Ditën e djeshme, në Shtëpinë Muze të Vangjush Mios, u ngrit sipari i Kolonisë Ndërkombëtare të Pikturës, një takim artistik që sjell së bashku piktorë vendas dhe të huaj.
Të bashkuar nga dashuria për artin dhe fuqia e tij për të kapërcyer kufijtë, artistët do të flasin përmes gjuhës universale të artit duke e kthyer Korçën në një pikëtakim të krijimtarisë, frymëzimit dhe dialogut kulturor.
Ky është edicioni XVI i Simpoziumit Ndërkombëtar të Artit “Ditët e Mios”, një aktivitet që nxit shkëmbimin mes artistëve dhe i jep një dimension ndërkombëtar jetës kulturore të qytetit.
Aktiviteti do të mbahet deri në 31 tetor në dy lokacione: në Shtëpinë Muze të Vangjush Mios dhe në Galerinë e Arteve “Guri Madhi” të Korçës. Kjo koloni e përvitshme pikture organizohet nga Bashkia Korçë, Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë si dhe Galeria e Arteve “Guri Madhi”.
1 nga 9/r.e/