E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis Kuvendi, PD ndërpret bojkotin, e pranishme në seancë plenare

Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon seancën plenare.

Partia Demokratike ka vendosur të ndërpresë bojkotin e seancave parlamentare dhe të rikthehet në Kuvend. Vendimi është marrë pas mbledhjes në seli të grupit parlamentar.

Në rendin e ditës janë parashikuar disa çështje, mes të cilave prezantimi i raportit të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu projektligjin “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHЕВ)” si dhe disa projekt-rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të rëndësishme, përfshirë Avokatin e Popullit, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK-un dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për vitin 2025.

Në fund të seancës janë parashikuar edhe diskutime të tjera.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›