E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis asfaltimi i shtegut të biçikletave në rrugën “Wesley Clark” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i shtegut të biçikletave në rrugën “Wesley Clark”, pas largimit të kubëzave ekzistuese.

Sipas njoftimit të komunës, projekti po realizohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe punimet do të vazhdojnë deri te rrethrrotullimi me flamur, në drejtim të lagjes “Arbana”.


Përmes këtij projekti synohet përmirësimi i infrastrukturës rrugore, lehtësimi i lëvizjes dhe krijimi i hapësirave më të përshtatshme për çiklistët dhe qytetarët. /Telegrafi/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›