E Martë, 3 Nëntor 2026

Nis depistimi i skoliozës te fëmijët në shkollën “Mihal Grameno”, Rama dhe Koçiu inspektojnë ambientet

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu kanë inspektuar shkollën “Mihal Grameno” në Tiranë, ku për herë të parë do të nis depistimi i skoliozës te fëmijët 6-14 vjeç, krahas shërbimeve ekzistuese të vaksinimit, shikimit, e depistimit dentar me 200 kabinete të shpërndara në institucione të ndryshme arsimor.

“Po punojmë me një program të ri kombëtar që do ta fillojmë. Aktualisht është depistimi i skoliozës për fëmijët e moshës shkollore, me diagnostikimin e hershëm të fëmijëve që kanë probleme me skoliozën nga moshat 6 deri në 14 vjeç. Sipas mjekëve, nëse kapet herët edhe mundësitë për t’u rikuperuar janë të shpejta”, u shpreh ministrja Koçiu në fjalën e saj.

Në total në shkollat publike janë 400 mjekë dhe infermierë që kujdesen për shëndetin e fëmijëve, duke diagnostikuar dhe parandaluar në kohë sëmundje të caktuara, dhe nxitur kulturën për një stil të shëndetshëm jetese.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›