E Martë, 3 Nëntor 2026

Nis dezinfektimi i bregdetit – ISHP, minimizohen mushkonjat e parandalohen sëmundjet

Bregdeti i është nënshtruar dezinfektimit të larvave të mushkonjave me qëllim eliminimin e tyre. Ky proces që po realizohet nga Instituti I Shëndetit Publik dhe njësitë vendore do të parandalojnë disa sëmundje të rënda infektive dhe do të zgjasë deri në Tetor.

Bregdeti  së bashku me disa zona urbane, ligatinore dhe kanale e bodrume në njësi banimi i janë nënshtruar procesit të dezinfektimit të mushkonjave nga ISHP.

Ky proces ka për qëllim eliminimin e 4 lloje larvash  të cilat kthehen në mushkonjat më të rrezikshme për transmetimin e sëmundjeve infektive.

Biocidi që do të përdoret në këtë proces nuk dëmton florën dhe faunën. Zonat e identifikuara do të ritrajtohen gjatë verës sipas nevojave.

Përveç parandalimit të sëmundjeve  procesi ul ndjeshëm edhe bezdisjen e pushuesve nga pickimet të cilat jo rrallë kanë nxitur largimin e tyre në disa zona.

Gazetare: S. Mlloja

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›