E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis gjyqi ndaj 20-vjecarit vrases

Ka nisur të martën në gjykatën e qarkut të Tiranës proçesi gjyqësor ndaj 20-vjeçarit Aldo Hoxha, i akuzuar për vrasjen e Fatbardha Tafajt, vetëm për t’i vjedhur varësen.

Sipas informacioneve të fundit, në mbrojtje të të riut vrasës është caktuar avokati Arben Qeleshi, i cili ka kërkuar 30 minuta kohë për t’u njohur me aktet.

Kërkesa e tij është pranuar nga trupi gjykues dhe për rrjedhojë seanca është ndërprerë për rreth 30 minuta, për të rifilluar më pas.

Në fjalën e tij, prokurori i çështjes ka deklaruar se i riu, i ndihmuar nga bashkëpunëtori i tij, Vrasje18-vjeçarja vret 45-vjeçarinVrasja e 37-vjeçares,20 veta në përgjim Vrasja e 37-vjeçares, djali e njeh njërin nga grabitësit e ka qëlluar pesë herë shtetasen Tafa.

Sipas përfaqësuesit të akuzës, prova kryesore ndaj të akuzuarit është fija e flokut të viktimës të gjetur në kapelen e tij ngjyrë jeshile të errët.

Aldo Hoxha u arrestua ditën e shtunë pas një gjuetie të vërtetë njeriu të forcave të policisë, të ndihmuara nga laboratori i policisë shkencore.

Ai është dënuar dhe një vit më parë për përdorim të armëve luftarake në zonën e Fushës së Aviacionit, si dhe ka qenë i skeduar më parë për vjedhje me dhunë.

Fatbardha Tafa u qëllua për vdekje me thikë në sy të fëmijëve të saj, ndërsa motra e saj, Lumturie Gjana, mbeti e plagosur.

Nga hetimet e kryera, ekspertët e policisë arritën të formonin identikitin e autorit, bazuar edhe në dëshminë e një prej fëmijëve të viktimës, i cili e kishte parë atë në fytyrë.

Autoritetet thanë se grabitësi tjetër, ai që drejtonte motorçikleten, ishte me trup normal, por në fytyrë mbetej i paidentifikuar për shkak të një skafande, e cila raportohet të ketë qenë me ngjyrë të zezë dhe e shkruar me ngjyra të hapura.

Për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve ishin vënë 20 numra telefoni në përgjim dhe janë kontrolluar dhjetë servise makinash, pasi mendohej se autorët kishin shitur motorin për të humbur gjurmët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›