E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis kerkimi masiv per nafte ne kufijte e Shqiperise

Greqia ngre kompanine shteterore te kerkimeve qe do te kerkoje edhe ne zonat ne afersi te Shqiperise ku ka indice per nafte. Nese gjendet ar i zi do te perfitoje edhe Shqiperia

Greqia do te nise brenda pranveres nje kerkim masiv per nafte ne zonat e saj bregdetare ku ka indice per ekzistencen e arit te zi. Sipas medieve greke brenda ketij muaji qeveria greke do te krijoje nje kompani te re shteterore e cila do te merret me kerkimin e naftes ne zonat detare dhe tokesore ku ka indice nga studime paraprake se ka rezerva te medha nafte.

Mediat greke deklarojne se nder keto zona do te filloje kerkimi masiv i naftes edhe ne bregdetin jonian pikerisht ne zonen perreth Korfuzit dhe ne kufirin detar ndermjet Italise dhe Greqise. Duke qene se ky kerkim perkon me kufijte territorial te Shqiperise dhe Greqise nese aty gjendet nafte atehere sipas specialisteve eshte e sigurt se do te gjenden rezerva edhe ne pjesen shqiptare.

Per me teper organizata e re shteterore e vendit fqinj qe do te funksionoje ne formen e nje shoqerie aksionere me kapital teresisht shteteror do te nise kerkimet edhe ne zonat tokesore ku ka indice paraprake per ekzistencen e naftes. Mediat greke piketojne si zona te mundshme kerkimore edhe disa pjese kufitare me Shqiperine si zona e Prespes qe ndan Shqiperine Greqine dhe Maqedonine.

Edhe ne kete rast gjetja e rezervave te naftes ne zonat kufitare me Shqiperine sjell probabilitet te larte qe rezerva te tilla te pasura te kete edhe ne pjesen shqiptare te kufirit. Ne te njejten kohe sipas medieve te vendit fqinj do te nis kerkimi edhe ne disa zona te tjera bregdetare kryesisht ne kufirin mes Greqise dhe Turqise si edhe ne detin Mesdhe poshte ishullit te Kretes.

Zonat kufitare me Shqiperine perputhen me ato zona te publikuara vetem nje dite me pare nga Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Perpara dy ditesh Ministria e Ekonomise ka publikuar zonat ne gjithe Shqiperine se ku mund te gjendet nafte. Ministria e Ekonomise duke bere publikimin fton investitoret e huaj te sjellin kapitalin e tyre dhe ta investojne per nxjerrjen e naftes. Zonat qe jane publikuar ne keto harta qe ne po paraqesim jane

Zona te Shqiperise qe ofrohen per investime te huaja ku mendohet se mund te behen shpime e kerkime nafte e gazi si ne toke ashtu edhe ne det. Materialin e ka publikuar Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes nepermjet Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore AKBN. Ne harta tregohet cilat jane zonat ku mund te behen kerkime te cilat sic vihet re jane jo vetem ne toke por edhe ne det te shtrira ne zonat perendimore te vendit verilindore lindore jug te vendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›