Nis kthimi masiv i emigranteve

Mbi shtatë mijë shtetas kaluan në dy pikat kryesore doganore me Greqinë, Kakavija dhe Kapshtica në 24 orët e fundit, ndërsa kthimi masiv i emigrantëve nisi me fillimin e muajit korrik.
Duke përfituar nga nisja e sezonit të pushimeve, shumë bashkëkombas që jetojnë dhe punojnë në vendet fqinje kanë filluar të kthehen pranë familjeve të tyre në vend.
Një situatë e tillë ka rikthyer frikën e radhëve të gjata në kufi, ndonëse në ditën e parë të fluksit nuk janë evidentuar probleme serioze me trafikun.
Në pikën doganorë të Kapshticës, në 24 orët e fundit kaluan kufirin për në Shqipëri rreth 4 mijë shtetas, ndërsa 2 367 shtetas me 591 automjete kaluan në anën greke.
Në Kakavijë, ku është punuar me gjashtë sportele nga ana shqiptare dhe katër nga ana greke, numri i shtetasve të ardhur në 24 orë ishte rreth 3 500, dukshëm më i lartë se i atyre që kaluan në anën fqinje.
Disa mijëra persona kanë hyrë në vend edhe nëpërmjet trageteve të ardhur nga Italia, ndërsa dogana e Morinës në veri, gjithashtu përballet me një fluks kosovarësh që vijnë në vendin tonë në sezonin e pushimeve.