Nis mbledhja e KQZ-se

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e pasdites ku janë duke u shqyrtuar ankimimet e partive politike për zgjedhjet e 8 majit.
Nuk dihet ende nëse ditën e sotme do të shqyrtohet edhe ankesa e Partisë Socialiste për përpilimin e tabelës përmbledhëse të zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Ndërkohë gjatë pasdites është paralajmëruar edhe një protestë e opozitës përpara selisë së KQZ-së.