E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nis me tension sërish seanca plenare, Dashnor Sula tund prangat në Kuvend

Ka nisur me tensione dhe kaos sërish seanca plenare.

Të pranishëm në Kuvend  ishin edhe deputetët e Partisë Demokratike. Deputetët e PD kanë kërkuar që të nxirret jashtë Garda e Republikës.

Deputeti Dashnor Sula tundte prangat në Kuvend. Ndërsa kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali i kërkon deputetit të PD që të ulet dhe të vazhdojnë normalisht punimet.

“Zoti Sula uluni, Garda nuk është aty dhe nuk pengon. E keni seriozisht që keni ardhur për të diskutuar sot në seancë. Ju lutem uluni”, tha Spiropali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›