E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis ndërtimi i gjimnazit “Sulejman Elezi” në Laknas, Rama: Një hapësirë moderne për 800 nxënës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë të hënën në rrjetet sociale pamje nga avancimi i punimeve për ndërtimin e gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas, duke e cilësuar atë si një projekt thelbësor për komunitetin.

Kryeministri theksoi se godina po ndërtohet nga e para dhe do të jetë një institucion modern, i projektuar për të pritur rreth 800 nxënës.

“Në Laknas po ndërtohet nga e para gjimnazi modern ‘Sulejman Elezi’. Një hapësirë e re për 800 nxënës,”, shkroi Rama.

Gjimnazi i ri, sipas Kryeministrit, do të ketë një sërë karakteristikash bashkëkohore:

  • Klasa bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor.
  • Terrene sportive për aktivitete fizike.
  • Hapësira të gjelbra për shlodhje dhe mjedis më tërheqës.
  • Panele diellore për të garantuar energji të pastër dhe efikasitet energjetik.

Projekti synon të përmbushë nevojat në rritje të zonës për një infrastrukturë arsimore cilësore dhe moderne.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›