E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nis ndërtimi i rrugës Progonat-Golëm, zhvillim turizmit malor në Tepelenë

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Në Tepelenë ka nisur puna për rrugën Progonat-Golëm, e cila do të lidhë fshatrat e Kurveleshit, (Tepelenës me Gjirokastrën).

Rruga do të lidhë fshatrat Golëm, Kolonjë, Picar përmes rrugës së vjetër Progonat – Golëm.

Bashkia e Tepelenës bëri të ditur se “ky investim i shumëpritur nga zona e sipërme e Kurveleshit, do të lidhë tashmë me një rrugë 6.2 km Kurveleshin dhe do të mundësojë lehtësimin e komunikimit për banorët, si dhe do të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit malor në zonë”.

Kjo rrugë u mundësua falë mbështetjes së Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për zgjerimin e hartës infrastrukturore në territorin e bashkisë Tepelenë.

“Së bashku me 5 projekte të tjera rrugore të miratuara, në vitin pasues mbulojmë  98% të territorit me infrastrukturë rrugore”, tha bashkia Tepelenë.

1 nga 6

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›