E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis ndërtimi i shkollës së mesme “Ramazan Karaj” në Nikël

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Në Nikël të Fushë-Krujës do të ndërtohet një tjetër godinë arsimore, pasi u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019.

Kryeministri Edi Rama bëri me dije sot se tashmë ka nisur puna për ndërtimin e shkollës së mesme të bashkuar “Ramazan Karaj” në Nikël.

Rama vë në dukje se kjo godinë arsimore “i shtohet kolanës së investimeve në arsim, me mbi 450 shkolla të rilindura në të gjithë Shqipërinë”.

Shkolla e mesme me mbi 300 nxënës, do të ndërtohet me një fond prej 315 milionë lekësh.

Projekti parashikon kushte të reja dhe më të mira për nxënësit dhe mësuesit, si klasa moderne, laboratorë dhe ambiente sportive.

/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›