E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis nesër testimi për Portalin “Mësues për Shqipërinë”

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar se duke nisur nga nesër, 21 korrik, fillon testimi i informatizuar për kandidatët e Portalit “Mësues për Shqipërinë”.

Sipas saj, procesi i testimit do të zhvillohet në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) përgjatë periudhës 21 korrik – 28 gusht, sipas kalendarit të përcaktuar për secilin profil.

Kumbaro u ka bërë thirrje mësuesve kandidatë që të verifikojnë paraprakisht datën, orën dhe profilin e tyre në kalendarin zyrtar të publikuar nga QSHA, në mënyrë që të paraqiten në kohën e caktuar për zhvillimin e testimit.

“Testimi i informatizuar për Portalin “Mësues për Shqipërinë” nis nesër. Testimi do të zhvillohet nga data 21 korrik deri më 28 gusht në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, sipas kalendarit të përcaktuar për secilin profil.

Mësuesit kandidatë duhet të verifikojnë datën, orën dhe profilin e tyre në kalendarin zyrtar të publikuar nga #QSHA”, shkruan ministrja Kumbaro në rrjetin e saj social.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›