Nis periudha e Kreshmëve – Arqipeshkvi Peragine fton besimtarët për reflektim dhe lutje

Në një atmosferë përkushtimi dhe lutjeje, besimtarët u mblodhën në Katedralja e Shën Shtjefnit për Meshën e shenjtë që shënoi nisjen e Kreshmëve. Giovanni Peragine, Arqipeshkëv, Metropolitan Shkodër-Pult, ftoi besimtarët në një kohë reflektimi , pendese dhe kthimi të zemrës drejt Zotit.
Arqipeshkvi vuri theksin te lutja, agjërimi dhe bamirësia si shtyllat kryesore të kësaj periudhe 40-ditore.
“Koha e kreshmës është një dalje nga vetvetja, për të hyrë më thellë në marrëdhënie me zotin”, u shpreh Giovanni Peragine, Arqipeshkëv, Metropolitan Shkodër-Pult.
Në përfundim të meshës, besimtarët morën hirin në ballë, si një nga momentet më domethënëse të nisjes së Kreshmëve.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/