Nis proçesi i evakuimi nga Irpin

Ka nisur evakuimi i civilëve nga Irpin, një qytet në perëndim të Kievit, i cili ka pasur luftime të ashpra ditët e fundit.
Evakuimi i popullsisë së qytetit përmes fshatit Romanivka në qytetin e Kievit vazhdon, tha kreu i rajonit, Oleksiy Kuleba raporton BBC.
Që nga ora 9:30 (07:30 GMT) më shumë se 150 njerëz ishin evakuar, shtoi ai.
“Agresori po pengon evakuimin e popullsisë. Brenda një dite, ata që mundën të mbërrinin në vendin e grumbullimit u nxorrën vetë nga Irpin. Tani rrethi po përgatitet për një evakuim në shkallë të gjerë dhe dërgimin e ndihmave humanitare.”
/rtsh.al/