E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis puna për çlirimin dhe sistemimin e hapësirave në funksion të Universitetit të Shkodrës

TIRANË, 16 korrik/ATSH/  Bashkia e Shkodrës dhe Universiteti i Shkodrës po vijojnë bashkëpunimin për rikthimin dhe sistemimin e hapësirave universitare, me synim përmirësimin e kushteve për studentët dhe stafin akademik.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, së bashku me rektoren e Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Blerta Dragusha, inspektuan godinat ku do të ndërhyhet në kuadër të fazës së radhës të procesit për çlirimin e hapësirave dhe rikthimin e tyre në funksion të komunitetit universitar.

“Ky është një model bashkëpunimi që po jep rezultate konkrete, duke rikthyer mjediset universitare në shërbim të komunitetit akademik dhe duke krijuar kushte më të mira për mësim dhe punë”, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.

Beci theksoi se angazhimi do të vijojë për ta bërë Universitetin e Shkodrës një hapësirë gjithnjë e më dinjitoze dhe funksionale.

Ndërhyrjet janë pjesë e një procesi të vazhdueshëm për përmirësimin e infrastrukturës universitare, me synim krijimin e ambienteve më funksionale dhe më cilësore për zhvillimin e procesit mësimor, kërkimit shkencor dhe jetës akademike në Universitetin e Shkodrës.

1 nga 8

/k.s/ /a.g/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›