E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nis rehabilitimi i kanalit ujitës Peqin-Kavajë, Veliaj: Investim jetik për zonën, Shqipëria ka bërë kthesë të jashtëzakonshme për turizmin dhe bujqësinë

Një nga shqetësimet e fermerëve në  bashkitë Peqin, Rrogozhinë dhe Kavajë pritët të marrë zgjidhje. Bëhet fjalë për kanalin ujitës me gjatësi 40 kilometra, i cili do të rehabilitohet për tu sjellë në kushte më bashkëkohore. Kjo ndërhyrje është një investim i qeverisë qendrore dhe asaj lokale.

“Këto janë venat më të cilat ushqehet ‘trupi’ i bujqësisë sonë. Prandaj, kjo që po bëjmë këtu është vërtet një operacion. Por, nëse komuniteti hedh prapë bagëti të ngordhura, plehra nga dritarja, atëherë do të thotë se kemi ndryshuar infrastrukturën, por nuk kemi ndryshuar kulturën. Në qoftë se ministria ka për detyrë të zhbllokojë 40 mijë kilometra kanale, ne kemi detyrë të zhbllokojmë 4 centimetra; duhet të kuptojmë se me këtë punë jetojnë shumë njerëz, ushqehet një Shqipëri e tërë, ushqehen turistë, çojmë për eksport, prodhojmë financa, rritet vlera e pronës”, deklaroi Erion Veliaj.

Në fillimin e punimeve ishte dhe ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj.

“Ky kanal shërben për ujitjen e rreth 8,000 ha tokë bujqësore në bashkitë Peqin, Rrogozhinë dhe Kavajë. Me këtë investim përfundojmë jo vetëm një objektiv të qeverisë për të ndihmuar sistemin, por mbi të gjitha ruajmë 8 mijë hektarë në 3 bashki dhe kjo është ajo që vlen”,- tha Denaj.

Me përfundimin e këtij investimi do të ndërmerret edhe një fushatë ndërgjegjësimi nëpër shkolla dhe komunitet për ruajtjen e veprave të rëndësishme hidroteknike./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›