E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nis rikonstruksioni i sheshit pranë Kinema “Republikës” në Shkodër

Ka nisur puna për rikonstruksionin e plotë të sheshit pranë Kinema “Republikës” në Shkodër. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

Punonjësit e Ndërmarrjes së Objekteve Shtetërore po punojnë për sistemimin e këtij sheshi, me qëllim që t’i japin një pamje të re godinës së kinemasë, e cila tashmë është rikthyer në funksion për qytetarët e Shkodrës.

Ky projekt synon të përmirësojë infrastrukturën rrethore dhe estetikën e një prej pikave kyçe të qytetit, duke e bërë më tërheqës dhe funksional hapësirën publike pranë këtij objekti kulturor.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Kultura

    Të gjitha ›