E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nis rikorigjimi i provimeve; 12 mijë maturantë kërkojnë tezën

Në të gjitha shkollat e mesme ka nisur procesi i rivlerësimit të tezave për maturantët që nuk janë dakort me notat e marra, një risi kjo për këtë vit.

Më datë 28 qershor, rreth 12 mijë nxënës kanë kërkuar testin e korrigjuar në e-albania ndërsa sot paraqesin kërkesën për rikorrigjim pranë komisioneve të posaçme që janë ngritur në çdo shkollë.

Mësuesit e përcaktuar, shqyrtojnë kërkesat e paraqitura nga maturantët vetëm për pyetjet e ankimuara dhe vendosin nëse këto teste do t’i kalojnë për rivlerësim qëndrës së shërbimeve arsimore.

Pas kësaj procedure, vlerësimi përfundimtar mund të jetë  me të njëjtin rezultat; duke iu ndryshuar rezultati me rritje pikësh ose e kundërta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›