E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis samiti i BE

Udhëheqësit e Bashkimit Europian mbërritën në Bruksel për të marrë pjesë në samitin më të rëndësishëm që synon të shmangë përhapjen e krizës se borxhit në eurozonë dhe si dhe të shpëtojë monedhen e përbashkët.

Cështja kryesore në axhendë është produkti i takimit “Merkozy” në Paris, për një discipline buxhetore, me ndëshkime automatike për vendet e eurozonës që tejkalojnë shpenzimet.

Bisedimet që zgjatën 45 minuta para samitit mes Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë përfunduan pa asnjë marrëveshje, sepse secili shtet nuk ndryshon pozicionin e tij.

Kryeministri britanik, David Kameron deklaroi se do të vendoste veto kundër cdo propozimi që do të dëmtonte interesat britanike. Kancelarja gjermane Kriza FinanciareGjermani, kriza sjell rënie të eksportevePërçahet Europa, Britania veto kundër traktatit “Shpërbërja e Europës, e afërt” nënvizoi humbjen e kredibilitetit të euros.

Në fakt në këtë samit, Gjermania dhe Franca kanë ardhur me një marrëveshje dhe apeli i Merkel dhe Sarkozi është: o merreni, o hidheni.

Kancelarja gjermane dhe presidenti francez kërkojnë ndryshime të traktatit të Bashkimit Europian, me rregulla fiskale strikte

Plani franko-gjerman mbështetet në katër pika të rëndësishme:

1- Komisioni Europian të ketë pushtetin për të vendosur ndëshkime për vendet që tejkalojne deficitet buxhetore.

2- Të gjithë vendet anëtare të eurozonës duhet të përmirësojnë legjislacionin për të kërkuar buxhet të balancuar.

3 -Taksë e njëhësuar për korporatat dhe transaksionet financiare.

4 - Cdo plan shpëtimi i ardhshëm nuk do t’u kërkojë investitorëve privatë të absorbojnë pjesë të kostove, sic ndodhi në rastin e Greqisë.

Ndërkohë Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuj propozon “marrëveshje fiskale” për të cilën nuk do të duhen ratifikime që do të zgjasin nga parlamentet apo referendumet kombëtare. Për traktatin e fundit të BE-së, të miratuar në 2007 në Lisbonë u deshën tetë vjet për ta negociuar.

Më herët, gjatë fjalimit në takimin e Partisë Popullore Europiane në Marsejë, në jug të Francës, Presidenti francez Nikola Sarkozi paralajmëroi se rreziku i shpërbërjes së Europës po bëhet gjithnjë më i afërt dhe kërkoi arritjen e shpejtë të një marrëveshje.

Banka Qëndrore Europiane uli normën e interesit, në 1 %. Presidenti i saj, italiani Mario Dragi u bëri thirrje qeverive europiane të ulin huamarrjen dhe të reformojnë ekonomitë e tyre, por pa përmendur ndonjë mbështetje financiare nga BQE për vendet në vështirësi.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë interes në suksesin e këtij samiti. Kjo u nënvizua gjatë takimit në Romë, mes sekretarit amerikan të Thesarit Timoti Gajtner dhe kryeministrit italian, Mario Monti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›