E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nis shpërndarja e bonusit të verës, përfituesit mund ta tërheqin sipas datës së pensionit

Nga sot, pensionistët do të marrin bonusin prej 5 mijë lekësh, pas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave.

Sipas rregullit, ata mund ta tërhqin bonusin e verës në datën kur marrin edhe pensionin.

“Shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin korrik 2026 dhe paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit korrik 2026, ato të paguhen deri në diten e fundit të vitit”,  sqarohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Përfitues të bonusit janë rreth 777 mijë pensionistë, ndërsa efekti financiar është rreth 3.7 miliardë lekë.

Po ashtu, nga sot hyn në fuqi edhe indeksimi i pensioneve me 2.7%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›