E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nis sot në Maqedoninë e Veriut procesi i vaksinimit kundër Covid 19

Në Maqedoninë e Veriut, në ambjentet e spitalit “Nënë Tereza”në Shkup, nis sot procesi i vaksinimit kundër Covid 19. Më të parët në listë janë 4 mijë punonjës të sistemit shëndetësor në vend.

Pas mjekëve dhe infermierëve vaksinimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 18 mijë qytetarë që janë regjistruar në sistemin online dhe nëpërmjet mjekut të familjes.

Vendi u pajis të dielën me 200 mijë vaksina kineze të dhuruara nga Serbia. Gjate muajit mars ndërkohë pritet të vijnë edhe 800 mijë vaksina të kompanisë Astrazeneca./A2

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›