Nis sot sesioni i ri parlamentar, opozita me kurs të ri

Ndryshe nga sesionet e tjera të dy viteve të fundit, opozita shqiptare i ka zbutur qëndrimet e saj, duke ofruar konsensus për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të theksuar në Parlament.
Sigurisht, ajo ka vënë edhe kushtet e saj, ku kryesor duket se është rishikimi i këtyre ligjeve duke marrë parasysh edhe propozimet e deputetëve të opozitës. Kalendari trejavor është miratuar tashmë edhe me miratimin e kryetarit të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi. Gjatë paradites pritet të mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ku do të vendoset për qëndrimet e mëtejshme. Një nga ligjet me rëndësi është edhe krijimi i Gjykatës Administrative, miratimi i të cilës pret më shumë se dy vite në sirtarët e Kuvendit.
Opozita ka kërkuar gjithashtu rikthimin në komisione të disa ligjeve që janë diskutuar pa praninë e deputetëve socialistë. Konkretisht pika e parë është hapja e punimeve të Kuvendit për sesionin e V-të të legjislaturës së XVIII, miratimi i procesverbalit të seancës plenare, Njoftim për miratimin me konsensus të programit të punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator - 14 tetor 2011 dhe njoftim për miratimin me konsensus të kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 5 shtator - 23 shtator 2011. /S.Ll/Start/
2011-09-05 08:22