Nis sot shitja e 4 HEC-eve ne gare firma shqiptare

Plani i qeverisë shqiptare për të shitur gjithçka që është pronë e saj,
deri në masën 95 për qind të asaj çfarë zotëron, ka përfshirë edhe
veprat energjetike.
Prej më shumë se një viti, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka punuar për përgatitjen e tenderit për privatizimin e katër objekteve energjetike, deri dje pronë e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe pjesë e bilancit shtetëror të energjisë. Bëhet fjalë për shitjen e hidrocentraleve Ulëz, Shkopet (në Veri) dhe të Bistrica 1 dhe 2 (në Jug) me fuqi të instaluar prodhimi prej 80 megavatesh.
Tenderi i parë ishte planifikuar të zhvillohet në datat 4-6 qershor, por u anulua nga ministria, për shkak se ofertat e paraqitura nuk ishin në përputhje me vlerën e kërkuar nga qeveria. Tenderi i dytë ishte planifikuar në datat 7 dhe 9 korrik, por sërish u shty. Motivacioni ishte koha e pamjaftueshme nga ana e kompanive për të vlerësuar bilancet e katër HEC-eve. Në garë ishin futur të tjera shoqëri, kryesisht shqiptare dhe me rritjen e interesit, qeveria u detyrua ta shtynte sërish afatin.
Datat e caktuara u lanë 10 dhe 13 shtator, pra sot (e hënë) dhe të enjten, do të zhvillohet tenderi për privatizimin e HEC-eve, nga ku mendohet një garë e fortë mes kompanive austriake, franceze dhe shqiptare.
Ndoshta për herë të parë kemi në garë kompani shqiptare që marrin pjesë në shitjen e objekteve strategjike në vend. Sikurse shikohet nga emrat e tyre, kompanitë janë të njohura në fushën e ndërtimit.
Qeveria shpreson të vjelë sa më shumë nga privatizimi i radhës. Procesi do të ndahet në dy pjesë, ku sot dalin në shitje HEC-et Bistrica 1 dhe 2, ndërsa më 13 shtator dy HEC-et e tjera, Ulëza dhe Shkopeti. Duhet thënë se dy objektet e Bistrica 1 dhe 2 janë në gjendje shumë të mirë dhe ku pak kohë më parë përfundoi investimi gjerman me vlerë 30 milionë euro, duke instaluar pajisje të fjalës së fundit.
Katër hidrocentralet që qeveria dëshiron t’i privatizojë për 100-150 milionë euro, mund të kushtojnë dy herë më shumë në rast se do të ndërtohen tani dhe kanë një jetëgjatësi prej së paku 250-300 vjet, bëjnë të ditur ekspertë të energjisë për “Shqip”, duke kundërshtuar shitjen e një “pasurie kombëtare të pazëvendësueshme”, siç e konsiderojnë ata.
Të katër hidrocentralet prodhojnë mesatarisht 546 mijë MW/h, e cila, duke marrë parasysh çmimin aktual të energjisë në treg të hapur prej 50 eurosh për MW/h, nënkupton se kanë potencial për xhiro vjetore prej 22.8 milionë eurosh.
Për realizimin e objektivit, qeveria lidhi kontratë me IFC, e cila do të shërbente si konsulente për një shitje me çmim sa më të mirë të mundshëm. Zyrtarisht në garë janë disa kompani, austriake dhe franceze, të cilat në garën e parë të muajit qershor nuk ofruan atë çmim të dëshiruar nga qeveria, ndërsa në tender mungonte konkurrenca.
Kompania austriake “Verbund” është e interesuar seriozisht për blerjen e tyre, fakt ky i pranuar nga vetë drejtuesit e saj pak kohë më parë për agjencinë e lajmeve “Bloomberg”. Sakaq, ekspertët në gazetën ekonomike austriake “WirtschaftsBlatt”, kanë pohuar se shuma që do të ofrohet do të jetë 1 milion euro për megavat. Sipas kësaj logjike, çmimi i ofruar do të jetë 80 milionë euro, por për qeverinë shqiptare kjo shumë nuk mjafton, aq sa e detyron të rishikojë afatet për zhvillimin e tenderit deri kur të jetë e sigurt që vlera e ofruar të jetë të paktën 150 milionë euro.
Për Bistrica I dhe II, qeveria shpenzoi 30 milionë euro (kredi e Bankës gjermane KfW) për forcim kapacitetesh
Kompanitë e interesuara
“Kurum Group” – Turqi
“Andritz Hydro” – Austri
“Verbund AG” – Austri
EVN – Austri
CNR – Francë
“Limak Energy” – Turqi
“Tozzi Sud Spa” – Itali
“Agna Group” – Shqipëri
“Gener-2” – Shqipëri
“Cara-El” – Shqipëri
“Erioni” sh.p.k – Shqipëri