Nis spektakli i shqiptarëve! Emocione pafund në Albania’s Got Talent

Një tjetër natë magjike, një tjetër mbrëmje emocionesh dhe një e tjetër e hënë lotësh gëzimi e hidhërimi! Ka nisur spektakli më i madh në vend, i cili po transmetohet LIVE në ekranin mbarë shqiptarëve në atë të televizionit Kombëtar Vizion Plus.
Nata e dytë gjysmëfinale premton spektakël dhe emocione dhe performanca që do ju mbajnë të “gozhduar” në ekranin e telvizionit kombëtar Vizion Plus.
Një natë ku vetëm dy do të jenë fatlumët që do të shohin finalen, ndërsa 8 të tjerë do të largohen. Katër prestigjozët e jurisë, Argon Llakaj, Adelina Ismajli, Ledina Çelo dhe Kastro Zizo sonte vendosin për fatim e më të mirëve.
Kush do të kalojë në finale?
Për të gjitha pyetjet që ju keni mund të shihni tani LIVE në televizionin kombëtar Vizion Plus, përballjen e talenteve, si dhe mund ta ndiqni në të gjitha rrjete sociale të Vizion Plus.
“Albania’s Got Talent” vijon të thyejë rekorde televizive, por edhe në rrjetet sociale.
Nën drejtimin e moderatorit Isli Islamaj, ky produksion i Vizion Plus premton një tjetër të natë magjike./vizionplus.tv