Nis turneu ndërkombëtar i mundjes “Muhamet Malo Ranking Series”

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Ka nisur sot në Tiranë turneu ndërkombëtar i mundjes “Muhamet Malo Ranking Series”.
Lajmi bëhet me dije nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Kjo ngjarje, që po mbahet në Pallatin e Sporteve “Feti Borova”, është pjesë e serisë së dytë të renditjes nga United World Wrestling për vitin 2025 dhe do të sjellë në Shqipëri mbi 720 mundës nga e gjithë bota, përfshirë kampionë olimpikë dhe botërorë.
Pjesëmarrësit vijnë nga Irani, Japonia, Ukraina, Gjeorgjia, Armenia, Kina, Kazakistani, Kirgistani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të garojnë në tre stile: mundje e lirë, mundje greko-romake dhe mundje për femra.
Ekipi Kombëtar i mundjes do të garojë në shumë pesha, ndërsa konfirmohet pjesëmarrja e medalistëve olimpikë, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev.
Turneu do të mbahet nga data 26 shkurt deri më 2 mars 2025.
1 nga 6