Niset për të takuar Ilir Metën, aksidentohet Ali Ahmeti
Aksidentohet me makinë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Makina e tij është përplasur me një shtyllë betoni në autostradën Tetovë- Shkup. Fatmirësisht nuk ka patur lëndime të rënda për kreun e BDI-së, por vetëm disa lëndime të lehta. Bëhet me dije se me lëndime më të rënda ka dalë shoferi i makinës së tij.Të dy janë dërguar menjëherë në spital.
Mësohet se kryetari i BDI ishte nisur drejt Shkupit për t’u takuar me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoni. Ata do të ndiqnin me makinë itinerarin nga Gostivari, për t'u takuar në Reçicë me kryeparlamentarin Meta.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
