Nishani: Bashkëpunim për reformën në drejtësi
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka kerkuar bashkepunim per zbatimin e reformes ne drejtesie, e ne menyre te vecante ne gjyqesor, ne permbushje te objektivave te progres raportit per integrimin e vendit ne BE.
Deklaraten Nishani e ka bere gjate fjales se mbajtur sot ne tryezën e rrumbullakët me drejtuesit e institucioneve kryesore, pjesë përbërëse të sistemit të drejtësisë.
Zyra e shtypit e Presidencës ben me dije se në këtë tryezë do të diskutohet mbi reformën në sistemin gjyqësor, si dhe mbi sfidat që burojnë nga rekomandimet në Raport Progresin e BE-së për Shqipërinë për vitin 2012-të.
Vetem pak kohe me pare kreu i shtetit mbylli konsultimet me perfaqesuesit e e partive politike parlamentare, për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme.