E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani Dialogu mjeti efikas

Presidenti i Republikës Bujar Nishani gjatë vizitës së parë zyrtare në Kosovë deklaroi se dy vendet tona kanë sfida të përbashkëta, ndërsa bashkëpunimi duhet të përparojë dhe të forcohet.

Duke folur në një konferencë për media me homologen e tij,Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, kreu i shtetit shqiptar theksoi se pavarësia tashmë është realitet dhe Kosova është kthyer në një faktor të rëndësishëm për paqen në rajon.

"Përshëndes vendimin për fundin e pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën. Shqipëria është gati të ofrojë eksperiencën e saj në të gjitha proceset integruese", theksoi Nishani, duke theksuar se dialogu është mjeti efikas i zgjidhjes së problemeve që ekzistojnë mes shteteve.

Presidentja Jahjaga nga ana e saj theksoi se me homologun Nishani është pajtuar që kufiri mes dy vendeve tona të jetë një kufi europian.

"Këtë vit përfundon Rruga e Kombit që do të kontribuojë në këmbimin tregtar dhe lëvizjen", tha Jahjaga.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›