Nishani: Greqia duhet të abrogojë “ligjin e luftës”
TIRANE-Presidenti, Bujar Nishani i ftuar djet në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në NEWS24, u shpreh rreth grevës së ish-të dënuarve politikë, paktin detar me Greqinë, vizitën e ministrit Panariti në Athinë, sistemin e drejtësisë në vend zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të vendit dhe akuzat e PS-së për tregtinë e armëve.
Z. President e nisim bisedën me grevën e urisë të ish të përndjekurve politik. Përmes stafit tuaj keni kontaktuar me përfaqësuesit e tyre se si mund të zgjidhet kjo situatë?
E kam ndjekur me vëmendje grevën, kam diskutuar këto ditë me mjaft përfaqësues të shtresës së ish-të përndjekurve, kam diskutuar me mjaft prej tyre, kam pasur konkluzione mjaft interesante nga bisedat. Grevën e kam parë në dy aspekte, në aspektin human, për grevën si institucion kam respekt, për sa i përket përmbajtjes kam perceptuar deklarata me përmbajtje të lartë politike. Ish-të përndjekurit politikë kanë qenë, janë dhe do të mbeten pjesë e kontributeve në demokraci, por fakti më interesant që kam ndeshur me ta, ka qenë se tek të gjithë ata, kam vërejtur që kontributi i të përndjekurve politikë gjatë regjimit komunist, ngritja që kanë bërë ndaj regjimit, kurajo për t’ju kundërvënë ka qenë i bazuar mbi parime shumë të mëdha, universale të njeriut. Jam i bindur që asnjëri prej tyre se ka bërë këtë për t’u shpërblyer një ditë. Të identifikosh sot këtë kontribut kaq të madh të dhënë në ato vite, me kompensim është një ofendim që mund t’ju bëhet atyre njerëzve. Por ka një ligj, që kjo shtresë të ndihmohet. Duke pasur parasysh kontekstin dhe momentin që Shqipëria dhe shqiptarët po jetojnë besoj që nuk është gjetja e duhur. Konstatova ngarkesë të lartë politike, por presidentit nuk i takon ta komentojë.
Është kjo një arsye më shumë për të negociuar me ta pasi asnjë përfaqësues i qeverisë nuk e ka bërë këtë gjë?
Do desha ta përfundoja, pra qëndrimet dhe kurajo kanë qenë mjaft të mëdha dhe nuk e bënin të gjithë dhe këtë më kanë konfirmuar ish të përndjekurit që kam takuar këto ditë. Të identifikosh sot këtë kontribut kaq të madh, me kompensim financiar është një fyerje që mund t’ju bëhet atyre njerëzve. Natyrisht sot jemi në kushte të tjera dhe ka një ligj që i dëmshpërblen ata dhe qeveria ka bërë hapin më të mirë që kjo shtresë të dëmshpërblehet. Por si president, pa asnjë ngarkesë mendoj se format ekstreme në parimet universale ndërtohen në mungesë të lirisë, besoj se nuk janë të gjetura për të kërkuar një kompensim financiar sa do i madh të jetë. Imagjinoje sikur ish pronarët të kërkonin vlerën monetare të atyre që kanë humbur gjatë 50 viteve apo pensionistët, do të ishte fatale. Çfarë mund të bëhej nëse përmes vetëflijimit të kompensohej ajo kohë, pra duke patur kontekstin dhe momentin që Shqipëria dhe shqiptarët janë në këto momente besoj se nuk është forma më ekstreme të kërkohet dhe identifikohet mënyra e një kompensimi financiar. Por për ta mbyllur natyrisht nuk do të kisha asnjë rezervë të kontaktoja me ta, por fatkeqësisht që në ditët e para kam konstatuar ngarkesa të larta të tyre.
Kërkesat e tyre janë të padrejta?
Jo nuk thashë që kërkesat e tyre janë të padrejtë. Këtyre njerëzve u takon që të ndihmohen për rehabilitimin dhe integrimin e tyre, pasi një pjesë e tyre nuk kanë pasur të shkollohen. Unë kam patur eksperiencë të drejtpërdrejt të nismave së qeverisë si ish-ministër i Drejtësisë. Nuk do të bëj këtu avokatin e qeverisë sepse nuk më takon se çfarë po bëhet me ligjin, por përmend se kësti për moshat mbi 65 vjeç është gjë shumë e mirë. robabiliteti për t’i gëzuar është më i mundshëm. Ligjet duhen monitoruar dhe Shqipëria është vend unikal për tarifën që u është njohur ish të përndjekurve, por u është njohur më shumë se sa pagesa. U ngritën kundër regjimit jo për para, por për parime.
Si mund të zgjidhet kjo situatë?
Sigurisht që ka zgjidhje dhe rasti i z. Ndreca është i rëndë dhe i uroj shërim të shpejtë. Ka pamje të aktit të tij dhe organet duhet të hetojnë.
Çfarë duhet hetuar?
Ne po presim hetimit. Duhet hetuar më kujdes dhe me përgjegjësinë më maksimale dhe se askush nuk mund të arrijë objektivat e tij me dhimbjen e tjetrit.
Kryeministri tha se nuk ka dialog me greva politike?
Asnjëherë nuk mendoj se dialogu është i tepërt, por natyrisht nuk mund të përfshihen për sa kohë është përdorur dhe janë lëshuar deklarata shumë të ashpra, por dialogu nuk është i tepërt asnjëherë.
Edhe ambasadorët kanë bërë thirrje për dialog, por ju do të ndërmerrni ndonjë hap për të afruar palët?
Do të isha shumë i gatshëm, por ndezja e debatit politik e ka ashpërsuar dhe presidenti duhet të jetë i distancuar nga beteja e akuzat politike.
Ministri i jashtëm Panariti i kërkoi homologut grek që të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë...
Vizita e ministrit të Jashtëm ishte e suksesshme. Ligji i luftës është non sens. Përtej traktatit të miqësisë, me hyrjen e Shqipërisë në NATO, ku dy shtetet janë aleate, në mënyrë të drejtpërdrejtë ai ligj nuk ekziston. Parlamenti grek duhet ta hiqte edhe formalisht këtë ligj. Abrogimi i ligjit të luftës është përmendur nga të gjitha qeveritë. Nuk ka opsione alternative. Pas pavarësisë së Shqipërisë, arritja më e madhe në konceptin e sigurisë për Shqipërinë është anëtarësimi në NATO.
Pra e konfirmoni dhe ju se ekziston ky ligj?
Nuk ka një ratifikim nga ana e parlamentit për ta abroguar, por me nënshkrimin e Atlantikut të veriut, ai ligj nuk ekziston. Unë do të preferoja që edhe në parlamentin grek, të ndërmerrte një hap të tillë dhe ta aprovonte atë.
Ka pasur një notë proteste të qeverisë shqiptare në ‘98-ën, ku bëhej e qartë se nëse Greqia e shpall Shqipërinë armike, por pse qeveritë e mëpasme nuk e kanë artikuluar që nga ‘98?
Nuk është aspak e re dhe abrogimi i ligjit të luftës është përmendur nga të gjitha qeveritë si nga PD ashtu dhe më pas nga PS. Marrëveshja duhet bërë mbi bazën e procedurave që Kushtetuesja ka përcaktuar se duhen mbajtur parasysh. Qeveritë duhet të gjejnë modalitetet për të nisur negociatat dhe të arrijnë një marrëveshje. Negociatat e reja duhet të ngrihen mbi bazën e ligjit të brendshëm dhe Konventave ku Shqipëria është palë. Janë instrumentet ligjore ato që vendosin bazat mbi të cilat duhet të ngrihen marrëveshjet mes shteteve”.
Ç’po bën pala greke për çështjen e pronave çame?
Nuk mund të them se çfarë ka bërë pala greke, por çfarë mund të bëjmë ne. Duhet të punojmë fort me vendet fqinje, me rrugë diplomatike, në komunikim të përhershëm për t’i zgjidhur çështjet.
Po për sa i përket paktit detar?
Nuk ka më vlerë ajo e mëparshmja. Negociata duhet të fillojnë nga e para. Kufijtë përcaktohen me marrëveshje. Për të përcaktuar në fund të fundit edhe interesat ekonomike të shqiptarëve, për të hequr pika dyshimesh natyrisht që mund të negociohet. Kjo mund të bëhet mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, atë çfarë ajo ka përcaktuar dhe dy qeverive u përket që të nisin procedurat.
Pra marrëveshja mes Bashës dhe Bokojanis do të rrëzohet?
Padyshim, dhe do të niset nga e para. Mbi bazën e kritereve të konventave ku shqiptari është palë, duke respektuar dhe kushtetuesen duhet të nisin dhe negociatat.
Kur nisin negociatat?
Informacioni që kam unë është se ende nuk ka një ide se kur do të nisin dhe nga Ministria jonë e Jashtme më kanë njoftuar se ende pala greke nuk ka kërkuar për fillimin e tyre.
Ju e keni shpallur si prioritet kyç reformën në drejtësi. Çfarë hapash keni marrë për reformën në drejtësi?
Ajo çfarë ajo ne kemi nisur ka të bëjë me hartimin e një procesi transparent i cili do të kthejë besimin e gjyqtarëve. Do të kemi një listë në bazë të pikëzimit që tu themi se këta janë 100 gjyqtarët më të mirë, është hapi parë dhe jo i vetmi krahas reformave të tjera në bashkëpunim me parlamentin.
Ju ndani të njëjtin mendim me drejtuesit e mazhorancës, përfshi dhe kryeministrin për afera korruptive 80 mijë euro gjyqtarëve?
Nuk është detyra e presidentit për të hetuar. Unë nuk shikoj nga e shkuara, por nga e ardhmja.
Ju lajmëruat mbledhjen e KLD-së për pezullimin e gjyqtarëve që liroi Xhakjan. Çfarë u tha në atë mbledhje të mbyllur?
Unë kam qenë për mbledhje të hapura dhe e fundit është bërë e mbyllur për disa arsye zyrtare, për shkak të etikës që të mos bëhej publike. Së shpejti do të kemi një mbledhje tjetër të KLD-së me agjendë të ngjeshur ku do të jetë e pranishme media.
Si u mbrojt gjyqtari i Durrësit në KLD?
Mesa e di unë nuk është paraqitur dhe kjo nuk është detyrim dhe t’ja lëmë hetimit penal të prokurorisë dhe administrativ të Ministrisë së Drejtësisë që të hetojë.
Kryeministri ia ka faturuar ish-nënkryetarit të KLD-së?
Nuk merrem me këtë, por mund t’ju them se u janë dhënë të gjitha mundësitë dhe hapësirat prokurorisë për të hetuar.
Ç’po bëni për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri?
Ende nuk është në axhendën e prokurorit dhe shumë shpejt do të hyjë në axhendën dhe besoj javën që vjen qoftë prokurori i ri dhe çështje të tjera të prokurorisë.
Ka qëndrime politike dhe deklarata të ambasadorëve për shtyrje të zgjedhjes?
Presidenti nuk mund të influencohet as nga deklaratat politike dhe as të ambasadorëve po do të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën dhe asgjë më shumë.
Pra do të jetë afati që jep ligji dhe jo dispozita kalimtare?
Pra do të prevalojë ligji dhe javën e ardhshme do të jetë në axhenda e kryeprokurorit.
Keni hartuar një indikit të kryeprokurorit?
Nuk jam marrë me këtë ende, por me mbarimin e mandatit sigurisht që do të prevalojë profesionalizmi dhe integriteti moral. Propozimi është tërësisht kompetencë e presidentit i cili duhet të fokusohet tek këto dy elementë që përmenda.
I keni ndjekur akuzat ndaj Ministrisë së Mbrojtjes?
E kam ndjekur çështjen dhe debatin, por nuk janë çështje të presidentit.
Ka akuza për trafik armësh?
Çdo akuzë drejtohet në prokurori, duhet të mësohemi me rrugët ligjore pasi kështu bëhemi të besueshëm për qytetarët.
Ju e keni verifikuar trafikun e armëve?
Presidenti merr informacion, i fundit është marrë në tetor nga Ministria e Mbrojtjes dhe nuk kam konstatuar asnjë shkelje. Çdo gjë është e mbështetur në ligj.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)