E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Në 23 qershor votohet për kryetarin e bashkisë Bulqizë, komunës Thumanë dhe njësisë nr.1 Tiranë

Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekretoi datën 23 qershor 2013 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë Bulqizë, Kryetarin e Komunës Thumanë dhe Kryetarin e njësisë bashkiake nr.1 Tiranë.

Sipas relacionit shoqërues, bazuar në nenin 92, gërma gj, dhe nenin 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në nenin 10 pika 3 të ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008

Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë (i ndryshuar), si dhe në vijim të shkresës së Këshillit të Ministrave për mbarimin e mandateve para afatit të kryetarit të bashkisë Bulqizë, kryetarit të komunës Thumanë dhe kryetarit të njësisë bashkiake nr.1 Tiranë, Presidenti i Republikës Bujar Nishani vendosi të dekretojë si datë të zhvillimit të zgjedhjeve për këto organe, datën 23 qershor 2013.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›