E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani Pres me shume nga Prokuroria

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka lënë të kuptohet se nuk do të mbështesë një mandat të dytë për Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama.

I pyetur per prokurorine, ne nje interviste per Top Chanel, zoti Nishani deklaroi se 'pres me shume anagazhim nga prokuroria, me teper kurajo e profesionalizem per t'u perballur me krimin e organizuar dhe korrupsionin'.

Nishani deklaroi se 'vleresoj punen e prokuroreve, por kerkesa ime eshte me e madhe ne rritjen e performances se Prokurorise'.

Top Channel: Zoti Nishani, a do të kemi një prokuror të ri në vjeshtë dhe si e gjykoni performancën e Synimi im, kërkesa ime është shumë e madhe në aspektin e rritjes së mëtejshme të performancës dhe angazhimit profesional të Prokurorisë

Bujar Nishani
President i Republikes Prokurores së Përgjithshme Ina Rama deri tani?

Presidenti Bujar Nishani: Përsa i takon institucionit të Prokurorisë, unë e kam shprehur dhe herë të tjera.Personalisht mendoj dhe e shoh Prokurorinë e Republikës së Shqipërisë, si një institucion i cili duhet të ketë shumë më tepër angazhim, shumë më tepër përfshirje, shumë më tepër kurajo, shumë më tepër profesionalizëm, në përballjen me problematikat e mëdha, që ka krimi i organizuar, por veçanërisht korrupsioni dhe krimi ekonomik. Natyrisht, që nuk mund të hidhet poshtë puna e bërë, shembujt pozitivë, kontributet e prokurorëve. Ashtu siç kam të identifikuar dhe kam një panoramë të qartë mbi mjaft gjyqtarë me integritet dhe profesionistë të mirë që janë, veprojnë brenda sistemit të drejtësisë, ashtu jam i bindur në ekzistencën e një numri të konsiderueshëm prokurorësh me dinjitet, me kurajo dhe me profesionalizëm, që funksionojnë brenda sistemit të Prokurorisë. Edhe në këtë aspekt puna e tyre duhet të vlerësuar dhe duhet promovuar, por synimi im, kërkesa ime është shumë e madhe në aspektin e rritjes së mëtejshme të performancës dhe angazhimit profesional të Prokurorisë.

Intervisten e plote me Presidentin e Republikes mund ta lexoni ne www.top-channel.tv rreth ores 19:30.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›