E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani Te zgjerojme me tej bashkepunimin rajonal

Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, ishte i pranishëm në konferencën e shefave të shtabeve të ushtrive të Ballkanit që u mbajt në Tiranë paraditen e së mërkurës.

Nishani theksoi në fjalën e tij se “ky forum shtrin më tej nismën për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal”. “Disa nga vendet e rajonit janë anëtarë të denjë të NATO-s dhe BE-së dhe proceset integruese janë shtysa kryesore për ecjen përpara të vendeve tona”, deklaroi presidenti i Shqipërisë. “Siguria dhe mirëqenia e vendeve tona ka ende nevojë për bashkëpunim. Sidomos duhet të zgjerojmë bashkëpunimin ushtarak në raste fatkeqësish natyrore”, shtoi Nishani. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›