E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani, akuza Ramës për autonominë

Nishani u shpreh se Rama po shkel në mënyrë të përsëritur ligjin për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës, i cili përcakton statusin dhe të drejtat e minibashkive në kryeqytet.

“Rama refuzon prej kohësh të zbatojë vendimet e përsëritura të Këshillit Bashkiak të Tiranës për respektimin e të drejtave administrative të minibashkive të kryeqytetit. Dhunimi i parimeve bazë të decentralizimit të pushtetit vendor nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka bllokuar të gjitha zhvillimet ekonomike dhe sociale në të gjitha këto minibashki”, theksoi Bujar Nishani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›