E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani dekreton Xhezair Zaganjorin si kryetar i Gjykatës së Lartë

Presidenti Nishani ka dekretuar emërimin e Xhezair Zaganjorit si Kryetar i Gjykatës së Lartë dhe Fatos Lulon si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Në relacionin e kreut të shtetit thuhet se Bazuar në nenin 93 dhe 125, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bujar Nishani dekretoi emërimin e zotit Fatos LULO si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Me shkresën nr. Prot.824, datë 22.04.2013 të dërguar nga Kryetarja e Kuvendit, Znj. Jozefina Topalli, duke konsideruar të ezauruar dekretin për emërimin e z. Artan Hoxha, kërkohet dërgimi i një kandidature të re, e cila të plotësojë kriteret kushtetuese dhe ato të meritës.

Ndërsa në relacionin e presidentit thuhet se: Bazuar në nenin 93 dhe 136, pika 1 dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bujar Nishani dekretoi emërimin e zotit Xhezair Zaganjori, kryetar të Gjykatës së Lartë. Z. Xhezair Zaganjori është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë me dekretin nr.8065, datë 22.03.2013 të Presidentit të Republikës. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me vendimin nr. 5/2013 ka dhënë pëlqimin për emrimin e Z. Zaganjori, anëtar i Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë sot, Zaganjori është betuar para trupës së Gjykatës së Lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›