Nishani ne OKB Vizioni per ligjin jetik

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork, në një sesion kushtuar shtetit ligjor.
“Historia e njerëzimit është në fakt edhe historia e evolucionit të ligjit. Sa herë kemi humbur vizionin për ligjin jemi përballur me trazira”, ka deklaruar Nishani.
Gjatë fjalimit të tij presidenti Nishani u ka kujtuar të pranishëmve ndryshimin e shtetit ligjor në Shqipëri, nga periudha e errët e komunizmit e deri në ditët e sotme.
“Shqipëria ka pasur marrëdhënie të ndërlikuara me ligjin. Mijëra qytetarë ishin bërë pre e ndëshkimeve Sot konsolidimi i ligjit në Shqipëri është kthyer në parimin për një demokraci të konsoliduar. Sundimi i ligjit është gur themeltar në një shoqëri demokratike, por nuk është diçka e lehtë
Bujar Nishani
President i Republikës së Shqipërisë kolektive gjatë periudhës së komunizmit”, ka thënë presidenti, i cili ka përsa i përket ditëve të sotme ka theksuar:
“Sot konsolidimi i ligjit në Shqipëri është kthyer në parimin për një demokraci të konsoliduar. Sundimi i ligjit është gur themeltar në një shoqëri demokratike, por nuk është diçka e lehtë”.
Kryetari i shtetit shqiptar ka vijuar deklaratën e tij duke thënë se: “Sot Shqipëria gjendet në pararojë të mbështetjes dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ne përkrahim luftën e të gjithë popujve për liri anembanë botës, që nga Siria deri në Mianmar. Çdo regjim që dhunon ligjin e lirisë duhet të japë llogari në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Shqipëria ka mbështetur dhe gjithmonë do të vazhdojë të mbështesë mandatet e gjykatave ndërkombëtare për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në luftën ndaj pandëshkueshmërisë, si dhe në vendosjen e standardeve të një drejtësie botërore në interes të paqes dhe sigurisë”.
Më tej presidenti i është referuar rastit të Kosovës, pavarësia e të cilës u shpall legjitime në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, por që vendimi i të cilës nuk njihet nga Republika e Serbisë.
“Është për të ardhur keq që nganjëhere vendimet dhe mendimet e gjykatave ndërkombëtare nuk merren parasysh nga shtetet, të cilat i kanë ngritur dhe paraqitur fillimisht si çështje gjyqësore. Kështu ishte edhe rasti me mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka theksuar Nishani.
“Në rajonin tim, atë të Ballkanit, popujt e etnive të ndryshme: shqiptarë, boshnjakë dhe kroatë kanë përjetuar disa nga luftërat më të tmerrshme në emër të nacionalizmit të keqpërdorur. Mendjet shoviniste përligjën ideologjinë e superioritetit të tyre mbi popujt e tjerë duke legjitimuar genocidet dhe masakrat që pasuan”, ka vijuar ai.