Nishani therret kreret e grupeve

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka zhvilluar takime me krerët e
grupeve parlamentare në lidhje me zëvendësimet në Gjykatën e Lartë dhe
Gjykatën Kushtetuese.
Kreu i grupit parlamentar te Partise Demokratike Patozi ka qene i pari qe ka hapur serine e takimeve ne Presidence ne oren 10.00 dhe ka dalë me pas pa dhënë komente përballe mediave. Megjithate zoti Patozi i kontaktuar permes telefonit ka theksuar se PD nuk ka kritere te veçanta por rendesi ka integriteti moral dhe profesional i kandidateve te mundshem. Sipas kreut te grupit te PD kjo eshte nje praktike pozitive qe i sherben komunikimit me te mire dhe konsolidimit te marrdhenieve nderinstitucionale. Me konsultimin e grupeve parlamentare sipas zotit Patozi respektohet edhe vendimi i Gjykates Kushtetuese, i cili imponon nderveprim mes Presidentit dhe Parlamentit ne procesin e emerimit te personave anetare te disa organeve kushtetuese.
Gramoz Ruçi kreu i grupit te parlamentareve socialiste ka vijuar serine e takimeve 60 minuta me pas duke e vene theksin tek domosdoshmeria per te garantuar institucione te pavarura ai e ka cilesuar procesin e nisur nga presidenti si antikushtetues. Sipas zotit Ruçi, presidenti paraardhes Topi ka cuar qe me pare nje dekret ne Kuvend per plotesimin e nje vendi vakant ne Gjykaten Kushtetuese, te cilin sot e kesaj dite siç theksoi kreu i grupit parlamentar socialist ky institucion nuk e ka shqyrtuar ende. Per socialistet nuk ka poste te tjera vakante ne Gjykaten Kushtetuese pasi mandati i dy antareve te tjere ende nuk ka perfudnuar sipas zotit Ruçi.
Presidenti Nishani ka vijuar takimet edhe me Lefter Koken nga LSI, Fatmir Mediun e PR, Vangjel Dulen e PBDNJ dhe Shpetim Idrizin e PDIU.